5 kryebashkiakë të Partisë Socialiste, 2 të Partisë Demokratike dhe një i pavarur që tashmë janë duke përfunduar mandatin e tretë në detyrë, sipas Partisë Socialiste ligjërisht mund të rikandidojnë, edhe pse në vitin 2014 u miratua një ligj që ndalon më shumë se 3 mandate.
Numri dy i kësaj partie, Taulant Balla ju përgjigj pyetjes së Report TV për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, duke iu a lënë derën e hapur.
?Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe jutë gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve.
Ky është vlerësimi im juridik, pjesa tjetër është vlerësim politik që unë ju thash që mos hyni në emra, sepse nuk është momenti për të hyrë në emra. Të gjithë kanë të drejtë të garojnë, por do të jetë PS dhe strukturat e saj ajo që do vlerësojë se kush do tëketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019?.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Nga sot PS do të nisë një fushatë llogaridhënie deri në fund të muajit qershor, ku qeveria qendrore dhe ajo lokale do të komunikojë me qytetarët.
Ne fillojmë prej sot një llogaridhënie publike të të gjitha nivele, që do të thotë nga kryeministri tek drejtuesit politik të qarqeve, ministrat e kabinetit, zv.ministrat e më pas kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e të gjitha shërbimeve publike kalojnë përmes një dhënie llogarie përpara qytetarëve në komunitetet e tyre. Në të 321 njësitë administrative të vendit, në të 61 bashkitë, në12 qarqe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë analizë. Ne e konsiderojmë të nevojshme të komunikojmë me ata gjithçka që kemi bërë në këto 6-7muaj të parë të mandatit tonë të dytë.