Ora News - Klosi paralajmëron nga Spilleja: Hetim tokave në bregdet

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi paralajmëroi nga Spilleja hetim të tokave në bregdet. Ai tha se problematika e ndarjes në parcela të manipuluara ka lënë pa zhvilluar Spillenë, që sipas tij ka një potencial të madh turistik.

Ministri Klosi bëri të ditur se institucioni i tij është në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve me tokat në bregdet.

Blendi Klosi: "Së bashku me kryetarin e bashkisë dhe prefekten po prekim nga afër këto zona me potencial të madh turistik që siç e shikojmë edhe nga ndarja në parcela të manipuluara po e bën të pamundur zhvillimin e zonës.

Jemi në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve me tokat në bregdet. Eshtë e pafalshme që kjo zonë akoma nuk ka një zhvillim të vërtetë turistik. Nuk ka hotele të vërteta për mirëpritur qindra mijëra turistë, nuk ka biznese të cilat të mbështesin këtë lloj turizmi pasi realisht e gjithë kjo situatë vjen nga problematika me tokën."

Kërkesa e vazhdueshme e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është që zona me potencial të tillë turistik të shndërrohen në magnete turistike të cilat të prodhojnë mirëqënie dhe punësim.

Për planet e bashkisë, Vila Bashtovë dhe Spilleja do të shndërrohen në zona ku sezoni turistik të jetë më i gjatë.

Për kryetarin e bashkisë dhe prefekten e Tiranës, ministri Klosi e kishte një porosi, nxitjen e agroturizmit.

Duke pastruar së bashku me punonjës të administratës lokale dhe 500 nxënës të dy gjimnazeve të bashkisë Rrogozhinë, kreu i Turizmit dhe Mjedisit përsëriti apelin ndaj biznesit për të dhënë zgjidhjen përfundimtare ujërave të zeza dhe të ndotur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klosi-paralajmeron-nga-spilleja-hetim-tokave-ne-bregdet