Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Sarandës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e mësuesit 60 vjeçar Neshat Tepelena të dyshuar për veprime të turpshme ndaj të miturave dhe e ka lënë në masë sigurie "arrest me burg" deri në fund të hetimeve.
Në të njëjtën seancë, Gjykata e Sarandës, shpalli moskompetencë për të gjykuar çështjen me themel për shkak se nuk ka një seksion për të mitur.
Procesi ndaj 60 vjeçarit do të vijojë pranë Gjykatës së Gjirokastrës.
Avokati mbrojtës, Ilir Nikolla, kërkoi lirimin e mënjëhershëm të klientin të tij duke pretenduar në pafajësinë e tij.
" Kjo çështje është sensitive në kuptim të opinionit publik por në kuptim të ligjit ajo nuk ekziston. Nuk ka asnjë provë të vetme që është bazuar kërkesa e prokurorisë. Unë kërkova paligjshmërinë e ndalimit. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe unë kam bindjen absolute që ai është i pafajshëm.Ne do të vazhdojmë ankimin pranë Gjykatës së Apelit".
Ai u denoncua publikisht nga një 11 vjeçare, ish-nxënëse e tij në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës, por dyshohet edhe për raste të tjera.
Në denoncimin për Ora News, vajza e mitur tha se mësuesi i bëri presion për notat dhe e puthi në buzë në klasë.
Pas dëshmisë, mësuesi u vu në pranga nga policia e Delvinës me dyshimin për ngacmim seksual.
Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje.
Ai vetë ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Delvinës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-denoncua-nga-nxenesja-ngacmim-seksual-pritet-masa-e-sigurise-mesuesin