Report TV - Hiqet kriteri ndalues, PD hap dyert për gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu

2018-05-14 0

Partia Demokratike, përmes statutit të ri, miratuar ditën e diel nga Kuvendi Kombëtar, u hap derën gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për t?u bërë pjesë forumeve të larta të PD dhe ndoshta për të kandiduar edhe për kryetar bashkie apo për deputet, nën siglën e partisë më të madhe në opozitë. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, të promovuar nga PD dhe me lidhje të hershme me këtë parti, por që do të përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurive të paligjshme, kontaktet e papërshtatshme më krimin apo për paaftësi profesionale, mund të bëhen pjesë e forumeve më larta të PD, pa plotësuar asnjë kriter. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, forumit më të lartë vendimmarrës të PD, linja anti-Basha kërkoi operimin me të njëjtin standard, sa i takon vendosjes së kritereve për t?u bërë pjesë e forumeve të larta të PD.

Konkretisht, nenet 36 dhe 38 të statutit të ri të PD, parashikojnë që kandidatët për kryetar të degës së PD dhe sekretar të degës, duhet të jenë anëtarë prej tre vitesh të Partisë Demokratike. Linja anti-Basha kërkoi që ky kriter të vendosej edhe për kandidatët për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar. Një propozim i tillë u refuzuar nga grupi i punës për ndryshimet në statut, i cili konsiderohet si pranë kryetarit Lulzim Basha. Ky propozim u kërkuar që të miratohej edhe në mbledhjen e së dielës të Kuvendit Kombëtar të PD nga anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko.