Ora News - Pas denoncimit në BOOM për mbetjet, gjobitet me 5 mln lekë kreu i Bashkisë Himarë

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pamjet që po ndiqni në ekran i përkasin një kronikë që emisioni investigative "Boom" ka transmetuar disa ditë më parë dhe ku tregohet gjendja skandaloze e plehrave të hedhura përgjatë rrugës së plazhit në Himarë.

Dhe mesa duket apeli që kanë bërë në studion e "Ora News" drejtueset e emisionit u dëgjua.

"Ora News" ka mësuar se ditën e hënë është vendosur një gjobë prej 20 milion lekësh të vjetra që do të ndahet midis kreut të Bashkisë, Jorgo Goro dhe firmës së pastrimit.

Konkretisht "Ora News" mëson se inspektoriati shtetëror i mjedisit, pyjeve dhe ujërave ka gjobitur me 5 milion lekë të vjetra kreun e bashkisë Himarë dhe me 15 milion lekë të vjetra firmën që është kontraktuar për ta pastruar këtë rrugë.

Sipas njoftimit në faqen e facebook inspektoriati bën me dije se ka ushtruar inspektim ne plazhin e Drimadhës, Bashkia Himarë sipas nje denoncimi se në këtë zonë mbetjet nuk trajtoheshin prej disa ditësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbetjet-ne-bregdet-aku-ne-vlore-gjobit-me-5-mln-leke-kryebashkiakun-e-himares