Ora News - Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News.

Ilva Tare: A ka shqetësim të marrëdhënies tuaj me Erdoganin në Bruksel?

Edi Rama: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE matet me qëndrimet që kanë qenë 100% të linjëzuara me vendet e BE. Shpresoj dhe punoj të ketë shumë më tepër investime turke sesa ka.

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim. Profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur

Nëse të krishterët katolikë e ortodokët morën katedralet e tyre, myslimanët meritonin të kishin tempullin e tyre të barazvlefshëm, as më të madh dhe as më të vogël, dhe besoj se është bërë gjëja e duhur.

Sa i takon financimit profesori duhet ta dijë që është financim i dhënë nga komuniteti mysliman turk për komunitetin mysliman shqiptar. Dhe ky i fundit nuk varet nga qeveria, mjafton që financimi të mos jetë me prejardhje terroriste.

Shikoni intervisten e plote:
https://www.youtube.com/watch?v=Yr3rrxEeEMI



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryeministri-rama-sonte-ne-tonight-na-ndiqni-live-ne-ora-news