Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj d" />
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj d"/>

Ora News - "Dëshmi" për negociatat? Xhafaj: Goditja ndaj krimit jo çështje fushatash

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi nga Korça Shqipëria është vlerësuar në të 5-ta prioritetet nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu luftën kundër krimit dhe korrupsionit. I pyetur nëse Ministria e Brendshme duhet të japë "dëshmi" në prag të vendimit të qershorit për çeljen e negociatave, Xhafaj tha se lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet me fushata, por shtoi se operacioni "Forca e Ligjit" ka dhënë rezultate pozitive.

Xhafaj: Unë besoj që edhe korrupsioni, edhe krimi i organizuar, nuk është një çështje që goditet me fushata, as një çështje punë orësh apo punë ditësh, përkundrazi. Janë të dyja vepra penale ose ajo lloj veprimtarie kriminale që kërkon një punë goxha të vështirë për ta identifikuar dhe për ta provuar si të tillë. Por nëse e shohim nga pikëpamja e rezultateve, për të gjithë tashmë është i qartë fakti që jo thjeshtë ajo çfarë themi ne, por ajo çfarë thonë Komisioni Evropian, është e zeza në të bardhë dhe vlerësimet për atë çfarë është duke u bërë në këtë fushë dhe sidomos në çështje në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, edhe në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, janë pozitive.

Natyrisht ka vend edhe për shumë më mirë dhe ne jemi fort të angazhuar që krahas arritjeve të deritanishme të mund të demonstrojmë më shumë, jo thjesht vullnet dhe angazhim, por rezultate konkrete edhe në muajt që do të vijnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deshmi-negociatat-xhafaj-goditja-ndaj-krimit-jo-ceshtje-fushatash

Free Traffic Exchange