http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ergys Gashi, relatori i trupit gjykues në Gjykatën Administrative, i cili gjykoi çështjen ?Veliera? ne Durrës do ti nënshtrohet verifikimit nga inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë , pasi nuk zbardhi ne kohe vendimin.
Këtë fakt e beri te ditur ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj gjate nje bashkëbisedimi me studente te universitetit te Durrësit.
Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako e quajti të paaftë gjyqtarin Gashi, duke kërkuar nga instancat përkatëse të merren masa dhe të zhbllokohet rruga ligjore për çështjen ?Veliera?, e cila pritet të apelohet nga palët.
Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për çështjen ?Veliera?, gjyqtari Ergys Gashi ende nuk ka zbardhur vendimin . Në këto kushte palët, Bashkia Durrës dhe shoqëria civile kanë pengesë ligjore për ta ankimuar në Gjykatën e Apelit.