http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tetë artistë të skenës evropiane mbërrijnë këtë javë në kryeqytet. Këtë pranverë ?Different Train? Festival sjell 4 koncertet e para në Tiranë, për të rrugëtuar më pas në rrethe. Artistë si pianisti gjerman Severin Von Eckardstein, rikthehen për publikun shqiptar.
Severin Von Eckardstein (Pianist):
"Është hera e dytë që vij në Tiranë. Nuk u mendova dy herë për t?u rikthyer sepse Festivali Different Trains ka gjithnjë diçka për t?i sjellë publikut, për më tepër artistët që bëhen bashkë për këtë cikël koncertesh janë emra të mirë të skenës evropiane. Unë kam luajtur me të dy artistët, por asnjëherë më parë të tre bashkë. Ndaj gjithnjë është një emocion ndryshe".
Andej Bielow (Violinist):
?Për mua është hera e parë që performoj në Diffrent Trains dhe hera e parë që vij në Tiranë. Është një kënaqësi më entuziast më bën program që kemi zgjedhur të luajmë sot për publikun shqiptar. Shubert, Bartok e Bethoven do të vijnë të interpretuara në një koncert plot ngjyra. Po ju zbuloj vetëm programin e koncertit të parë pasi, unë jam në Tiranë edhe për një koncert të dytë?.
Vlorent Xhafaj, drejtori artistik i këtij festivali siguron që edhe këtë vit Diffrent Trains vjen me risi, e sidomos në përzgjedhjen e veprave.
Ky edicion i shtatë i Different Train festival nis mbrëmjen e 30 prillit dhe do të vijojë me koncertet gjatë gjithë javës së parë të majit.