Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me 30 prill të 1996, Kamza është kthyer në Bashki dhe sot, kjo njësi e pushtetit lokal, feston 22 vjetorin e saj. Kryebashkiaku Xhelal Mziu tha para të ftuarve se Kamza ka pësuar një transformim rrënjësor. E pranishme në aktivitet ishte edhe prefektja e Tiranës Suzana Jahollari e cila bashkë me kryebashkiakun vizitoi një ekspozitë me veshje popullore.
Kamza festoi 22 vjetorin e krijimit si bashki ku sot numëron mbi 140 mijë banorë. Me 30 prill të vitit 1996, Këshilli i Ministrave vendosi që institucioni lokal të kthehej nga komunë në bashki. Me moton zhvillim dhe qytetërim, Xhelal Mziu evidentoi transformimin e Kamzës nga një zonë bujqësore dhe rurale në një qytezë urbane.
Mziu: Nga një zonë bujqësore, rurale në një qytet, madje në qytetin më të ri të Shqipërisë për shkak të zhvllimit të vrullshëm të saj. Sot Kamza ka një diversitet të jashtëzakonshëm kulture, zhvillimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kamza-22-vjet-bashki-mziu-nga-toke-bujqesore-ne-zone-urbane