Ora News - De-euroizimi, Haxhinasto: BSH të ndërhyjë për të ndalur zhvlerësimin e euros

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për shvlerësimin e euros dhe dëmin që po i shkakton eksporteve shqiptare është ndalur në komisionin e ekonomisë dhe financave. Deputeti Edmond Haxhinasto kërkoi që Kuvendi t'i kërkojë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të ndalur shvlerësimin e monedhës europiane. Por sipas Anastas Angjelit asnjë institucion nuk mund të ndërhyjë në punën e Bankës së Shqipërisë. Ndërsa për deputetin Ervin Bushati qytetarët janë ata që përfitojnë më shumë.

Dobësimi i euros po dëmton rëndë eksportet shqiptare dhe si rrjedhojë edhe ekonominë. Me këtë argument deputeti i vetëm i opozitës nga radhët e LSI në Komisionin e Ekonomisë Edmond Haxhinasto propozoi që Kuvendi ti kërkojë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem. Por relatori Anatas Angjeli u shpreh se e vetmja mundësi e tyre është të rekomandojnë pasi nuk mund të të ndërhyjnë në këtë institucion.

Haxhinasto: Të përdore instrumentat e veta për të ndërhyrë dhe për të zbutur efektet negative që vijnë për konkurrueshmërinë e eksportuesve tonë.

Angjeli: Fjali e fundit e pikës thotë këtë që thoni ju, duke mos cënuar konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare.

Haxhinasto: Është e vërtetë por ju keni thënë të monitorojë, nuk keni thënë të ndërhyjë.

Ndërsa për deputetin Ervin Bushati përfituesit nga dobësimi i euros janë më të mëdhenj pasi janë të gjithë qytetarët.

Bushati: Kemi një pjesëmarrje eksportuesve që mund të jetë 1% e ekonomisë dhe me të drejtë do të duhet ti ndihmojmë, por jo duke ndërhyrë në monedhë dhe mos harrojmë që me fuqizimin e parasë përfitojnë 100% të blerësve, sepse mallrat që vijnë nga importi bëhen më të lira.

Edhe kreu i Komisinoit të Ekonomisë Erjon Braçëe sygjeroi që të bëhet më shumë kujdes me tregun e kursit të këmbimit ndërsa i kërkoi Bankës së Shqipërisë të jetë më shumë kërkuese ndaj qeverisë për të zbatuar reformat për rritjen ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/de-euroizimi-haxhinasto-bsh-te-nderhyje-te-ndalur-zhvleresimin-e-euros