Ora News - Rikthimi pas 15 vitesh, Patriarku rus: Shqipëria ka bërë ndryshim dhe progres të madh

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e tretë të vizitës në Shqipëri, patriarku rus Kirill është pritur në selinë e Presidencës prej kreut të shtetit Ilir Meta.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Patriarkut Kirill në funksion të këtij misioni universal, referuar edhe takimit historik të Havanës së dy viteve më parë, mes tij dhe Atit të Shenjtë, Papa Franceskut dhe mesazheve të përbashkëta që ata përcollën, jo vetëm për besimtarët e krishterë por për mbarë njerëzimin.

Po ashtu theksoi se roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë midis popujve dhe kombeve.

Në fjalën e tij, Patriarku Kirill shprehu kënaqësinë që konstatonte një ndryshim dhe progres të madh në Shqipëri, në të gjitha fushat, nga vizita e tij e parë para 15 viteve në vendin tonë.

Pas kësaj vizite patriarku rus u prit dhe nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë vizitës në ambientet e kryeministrisë, Kirill tha se është impresionuar me ndryshimet e jashtëzakonshme në qytetin e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthimi-pas-15-vitesh-patriarku-rus-shqiperia-ka-bere-ndryshim-dhe-progres-te-madh