Patriarku rus Kirill takon Metën e Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e fundit të vizitës në Shqipëri, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, është takuar me drejtuesit më të lartë politik të vendit.



Vizitën e parë në Shqipëri, Patriarku Kirill i ka zhvilluar 15 vite më parë. Në takimin me kreun e qeverisë Edi Rama, Patriarku Kirill vlerësoi ndryshimet në Tiranë.



 ?Jam vërtetë shumë i impresionuar nga ato arritje, nga ajo punë që është kryer këtu në Tiranë. Këto janë ndryshime vërtet të jashtëzakonshme. I thashë Imzot Anastas se tani që kam ardhur për herë të dytë, pasi për herë të parë kam qenë në vitin 2003, nuk e njoh më këtë vend. Tirana është ndryshuar shumë dhe tani është vërtetë një qytet shumë i bukur. E di që mëritë shumë e madhe ju përket juve si kryebashkiaku i Tiranës dhe ju përgëzon për veprat që keni kryer. Besoj se është fat i Tiranës që për disa vite është drejtuar nga një njeri i artit?



Shefi i ekzekutivit shqiptar pasi vlerësoi figurën e klerikut të lartë rus, theksoi se vizita e tij në Shqipëri përkon me një moment shumë të rëndësishëm të Kishës Autoqefale Shqiptare.



 ?Më vjen jashtëzakonisht mirë që vizita juaj përkon edhe me 110 vjetorin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Kisha e parë ishte ajo e Shën Gjergjit në Boston dhe FanNoli u shugurua prift nga Peshkopi rus i Nju Jorkut Imzot Platoni. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj tani në fund të prillit, pasi në mars u festua edhe ditëlindja e Kishës Autoqefale?



Më herët, Patrarku Kirill është pritur nga kreu i shtetit Ilir Meta, i cili vlerësoi figurën e kreut të Kishës Ortodokse Ruse. Presidenti shqiptar është ndalur edhe tek vështirësitë me të cilat Kisha Ortodokse Shqiptare, por dhe të gjitha besimet fetare, janë ndeshur gjatë regjimit komunist. Nga ana e tij, Patriarku Kirill vlerësoi lartësimin e mëtejshëm të besimeve fetare në vendin tonë, çmoi lart harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe punën e shkëlqyer të klerikëve shqiptarë në këtë drejtim.