Vrasja në Kamëz, vëllai i viktimës: Kunata akoma nuk e di, i kërkojmë ndihmë Ramës për kurimin

2018-05-14 0

KAMEZ-Vëllai i viktimës, Rifat Buci deklaroi për Report Tv se kunata ende nuk e di se bashkëshorti i saj, Agimi ka ndërruar jetë. Ai tha se nuk i kanë thënë gjë gruas së viktimës, pasi kanë frikë se do të përkeqësohet gjendja dhe rrezikon jetën. Rifati i kërkoi ndihmë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për operacionin e Mertia Bucit dhe për djalin.

Meritës nuk ia kemi thënë që ka vdekur Agimi. Nuk i kemi treguar, i kemi thene se ndodhet ne nje spital tjeter, pasi kemi urdhër nga mjeku, pasi mund të përkeqësohet gjendja. Nuk ndodhet në gjendje të mirë, i kërkojmë shtetit dhe kryeministrit Rama që të na ndihmojë për operacionin që duhet të bëjë Merita se kushton. Nuk kemi mundësi që të përballojmë operacionin.

Rifat Buci
Gjithashtu ai kërkon që shteti të ndihmojë fëmijët, pasi ngelën jetimë. Një tjetër problem është edhe djali i vogël i familjes, i cili pa të gjithë ngjarjen dhe sipas xhaxhait trembet natën.

Fëmijët rrezikojnë të ngelen jetimë dhe nuk kanë mundësi ekonomike. Djali ka nevojë për trajtim, ai pa të gjithë ngjarjen dhe trembet natën