‘Do u djegim’/ Xhaxhai i vajzës: Më kërcënuan djali dhe kunati i mësuesit që ngacmoi mbesën 11-vjeçe

2018-05-14 0

SARANDE-Xhaxhai i vajzës 11-vjeçe që denoncoi ngacmimin seksual nga mësuesi, është kërcënuar me vdekje. Xhaxhai i vajzës u shpreh dje për kamerat se nëse drejtësia nuk vepron për rastin në fjalë familja do bëjë vetëgjyqësi.

Por një ditë më pas ai shprehet për Report Tv se është kërcënuar me vdekje nga djali dhe kunati i mësuesit, që ngacmoi mbesën e tij. ?Do ta paguani shumë shtrenjtë? ?Do u djegim? ishin disa nga kërcënimet, që xhaxhai i vajzës tregon se ka marrë.

Kam marrë kërcënime dhe provokime. Mbrëmë në darkë ishim me familjen në Sarandë në xhiro. Djali dhe kunati i tij (mësuesit) na kanë kërcënuar dhe provokuar, plus edhe disa raste të tjera, që ne nuk i themi sot pa mbaruar punë drejtësia. Ia lëmë drejtësisë të bëjë punën më pas kërcënimeve nga të gjitha. ?Do ta paguani shumë shtrenjtë? ?Do u djegim?. Pas drejtësisë do të flasim edhe vetë nëse drejtësia nuk e çon deri në fund.