TIRANE-Gjykata Penale ka lënë në burg pa afat dy autorët e vrasjes gjatë tentativës së grabitjes në Kamëz në datë 24 Prill, Vladimir Kurti dhe Rrushdi Hoda. Kurti në tentativë grabitje vrau pronarin e marketit Agim Buci, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Hoda është bashkëpunëtor në krim.
Report Tv ka siguruar pamjet e dy autorëve para gjykatës Penale në Tiranë. Autori i krimit Vladimir Kurti kishte veshur një bluzë ?Gucci?, ndërsa shfaqi pendesë. Të dy ishin të braktisur nga familja, pasi asnjë pjesëtar nuk ishte i pranishëm në gjyq.Report Tv mëson se familja e kishte denoncuar Vladimir Kurtin 5 herë në polici për dhunë në familje. Babai i Vladimir Kurtit u shpreh pas ngjarjes se e ka mohuar të birin, ndërsa kërkoi që të varet për krimin që ka bërë. Kurti dhe Hoda mbrohen nga avokatë të zgjedhur nga shteti.