Ora News - Edukim për kafshët, Bashkia e Tiranës orë të hapura në shkolla për qentë endacak

2018-05-14 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmes orëve të hapura në shkolla publike dhe jo publike, bashkia e Tiranës synon të ndërgjegjësojë nxënësit sesi të kujdesen ndaj kafshëve, kryesisht ndaj qenve endacakë. Mjekët veterinerë mësojnë rregullat sesi duhet të sillen ndaj tyre, kujdesen dhe të shmangnin rrezikun e sëmundjeve.

Edukimi sesi të kujdesemi ndaj kafshëve, dedikimin ndaj tyre dhe të shmangim rrezikun e sëmundjeve nis nga bankat e shkollës.

Nga aty, fëmijët kanë mundësi që mesazhe ti transmetojnë në shtëpitë e tyre dhe të rriten me ndërgjegjshëm për përkujdesjen ndaj tyre.

Ky është qëllim që në 45 shkolla publike dhe jo publike të Tiranës, mjekët veterinerë të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve po zhvillojnë orë të hapura në shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare.

Në Tiranë u identifikuan 11 mijë qenë endacakë, të cilët ishin kthyer në rrezik për kafshim apo transmetim të sëmundjeve të ndryshme si tërbimi dhe leshmanioza.
sink
Verinerja Silva Mullaj thotë se fëmijëve përveç materialeve informative u mësohen rregulla sesi duhet të sillen ndaj qenve endacakë.

Dhe kur bëhet fjalë për qentë, fëmijët janë të ndjeshëm.

Orët e hapura edukuese zhvillohen në kuadër të projektit të "Be his hero", të bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së mbrojtes së konsumatorëve, zhvilluar në institucionet arsimore për më shumë se një vit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/edukim-kafshet-bashkia-e-tiranes-ore-te-hapura-ne-shkolla-qente-endacak