Ora News - Gjykata i lë në burg, të pandehurit akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e tregtarit

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykatën e Tiranës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj dy personave të arrestuar për vrasjen e tregtarit Agim Buci, gjatë tentativës së grabitjes së marketit në Kamëz mbrëmjen e së mërkurës.

Trupa gjykuese pranoi kështu caktimin e masës së sigurisë të kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës për Ruzhdi Hoden dhe Vladimir Kurtin.

Ndaj tyre rëndojnë dy akuza, "vjedhje me pasojë vdekjen" dhe "armëmbajtje pa leje".

Para togave të zeza, Kurti dhe Hode kanë pranuar që kanë ikur për të grabitur, ndërsa në lidhje me ekzekutimin akuzojnë njëri-tjetrin.

Në kërkim arma e hedhur në lumë

Prova kryesore e akuzës deri tani, është dëshmia e shtetasit Ruzhdi Hode i cili ka pranuar krimin duke shpjeguar se pas vrasjes së tregtarit nga Vladimir Kurti, pistoleta e mbështjellë me një rrobe është hedhur poshtë urës së Zgafnorit në lumin e Tërkuzit në përiferi të Tiranës.

Pikërisht për shkak të kësaj dëshmie, por edhe rëndësisë që ka arma e krimit në cilësinë e provës materiale, për tri ditë me radhë policia ka vazhduar kërkimet në lumë deri pranë Zall-Herrit.

Megjithë kërkimet e deritanishme të polumbarëve, arma tip TT e përdorur në vrasjen e 52-vjeçarit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij 44 vjeçe, Merita Buci, ende nuk është gjetur.

Nga ana tjetër, Vlamidir Kurti, nuk ka dhënë detaje për krimin por ka shprehur pendesë për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e të shoqes brenda marketit.

Një tjetër provë e prokurorisë janë edhe pamjet filmike të kamerave, ku dy grabitësit që hynë në dyqan kanë ngjashmëri fizike me dy të arrestuarit Vladimir Kurti, i cili mendohet se ka qëlluar viktimën dhe bashkëpunëtori i tij Ruzhdi Hodo.

Policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë që mendohet se kanë qenë në dijeni të planit kriminal.

Deri tani këta shtetas akuzohen vetëm për moskallëzim krimi por hetuesit thonë se pozita e tyre mund të rëndohet në rast se rezultojnë të implikuar në gjetjen e armës apo sigurimin e automjetit që autorët përdorën për tu larguar nga vendi i krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-e-tregtarit-ne-kamez-pritet-masa-e-sigurise-dy-te-arrestuarit

Free Traffic Exchange