Kuvendi Kombëtar i PD-së i një dite më p" /> Kuvendi Kombëtar i PD-së i një dite më p"/>

Ora News - Kukësi flet troç edhe në PD, Elezi "gozhdon" Bashën dhe Berishën me të vërtetat e hidhura

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi Kombëtar i PD-së i një dite më parë prodhoi edhe një nga fjalimet ndoshta më brilante që prej atij të Sokol Olldashit në Parlament në 7 nëntor 2013.

Duke parë në sy kryetarin demokrat Basha dhe liderin historik të kësaj partie Sali Berisha, ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi listoi problematikat brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Ai ngriti shqetësimin e shkatërrimit të sistemit të meritokracisë dhe karrierës në PD, që siç tha ai, është kthyer në një sistem kacavjerrje.

Ibsen Elezi: Kaq e vështirë është të kesh procese të pakontestueshme. Në një proces të rëndësishëm në parti thuhet ia morëm 15 vota filanit dhe ia kaluam filanit. Kjo është ngjarje e rëndë. Procesi zgjedhor i kryetarit të PD-së. Edhe ky kuvend ka procese të votimit të pakuptimtë.

Deformuat sistemin e karrierës në sistem kacavirrjeje. Në 2013, 8 vjet me kundërshtarin tim ma kan sjellë në listë të sigurtë në Tiranë. Të gjithë demokratët e Kukësit u befasuan, pyetën cfarë ndodh në partinë tonë.

Nuk bëhet partia pse bashkohen figurat e Partisë Demokratike, partia bëhet kur ka rregulla, norma dhe anëtarët besojnë dhe ka frymë. Nuk mund të krijohet frymë demokratike nëse i shkelin të parët ata që e drejtojnë PD-në. Proceset e kandidimit janë formal. E kanë kthyer në luftë klanesh të mirëfillta.

Partia bëhet kur ka rregulla, kur ka norma, kur anëtarët besojnë dhe mblidhen të gjithë bashkë, kur ka frymë. Proceset e kandidimit janë formal, më thoni një rast.Po marr rastin e Sekretarit të Përgjithshëm, u bë një lobim i deputetëve dhe thanë do zgjedhim Ristanin se e kemi në krahun tonë. Pse mo, zgjidhjet Sekretari i partisë pa qenë asnjë ditë anëtar partie? Doktor, nuk duhet ta kishe lejuar Doktor kurrsesi, sepse ti për këto parime je shquar vazhdimisht në drejtimin e PD-së.

Ishte sistemi i departamenteve shumë i mirë, por nuk shtohen e hiqen departamentet sa herë do kryetari sepse do t'i bëjë vendin e anëtarit të kryesisë njërit e tjetrit, sepse ke shkatërruar strukturën. Kjo demotivon kontribuesin.

Elezi foli dhe per pastrimin e partisë nga njerëzit e korruptuar

Ibsen Elezi: Pse nuk futni lustracionin në statut? Pse një spiun i sigurimit të shtetit do të vazhdojë akoma të më drejtojë mua. Kështu do i hapim rrugën të rive. Hiqi ato që janë të implikuar, të korruptuar. Fusni sistemin e vettingut dhe lustracionit.

I keni deputetët e korruptuar. I keni deputetët me shtëpia 450 mijë euro, çfarë merreni me Edi Ramën. Një trup i shëndoshë merret kur pastron veten dhe del me Edi Ramën. Kush e llogarit Edi Ramën?!

Si mund të thoni ju që baba i Edi Ramës ka qenë persekutor dhe nga ana tjetër merrni persekutorët dhe i fusni në parti ose stimuloni?!

Si një nga organizatorët e protestës kundër tarifës në "Rrugën e Kombit", Elezi tha se tre ditë para protestës PD punoi kundër organizimit të saj.

Ibsen Elezi: "Unë jam një organizatorët e protestës së Kukësit dhe e di mirë çfarë ka ndodhur në Kukë...