Report TV - Ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, familjarët kërkojnë drejtësi, përndryshe ka vetëgjyqësi

2018-05-14 0

Pas publikimit në Report TV të denoncimit të një vajze të mitur nga fshatrat e Sarandës që akuzonte mësuesin e saj për ngacmim seksual, detaje të reja dalin në dritë për mësuesin, i cili dhe me parë ka qënë i akuzuar për veprime të ngjashme.

Xhaxhai i vajzës shprehet për kamerat se nëse drejtësia nuk vepron për rastin në fjalë familja do bëjë vetëgjyqësi.

Banorët e fshatit rrëfejnë se viktimë e mësuesit 60 vjeçar ka rënë edhe vajza e kolegut të tij vetëm 2 jave para se të behej publik denoncimi i vajzës 11 vjeçare, ngjarje për të cilën banorët shprehen se kanë dijeni.

Kryetari i fshatit sarandjot në të cilin jeton e mitura që bëri denoncimin shprehet se për mësuesin 60-vjeçar ka pasur edhe më herët denoncime të kësaj natyre.

Ferdin Xhaferri pohon se dhe në 2003 mësuesi ka qenë i akuzuar për ngacimimin e një nxënësje por ia hodhi vetëm me një vërejtje.

Orët e vona të së shtunës pas publikimit të lajmit në Report TV Policia e Sarandës prangosi mësuesin 60 vjeçar.