Ora News - Arrestohet mësuesi, akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Guximi për këtë denoncim publik i kësaj vajze minorene për Ora News mund të nxjerrë në dritë një skandal ngacmimesh seksuale në shkollën e fshatit Kalasë në Delvinë, dyshim për të cilin mësuesi Neshat Tepelena është ndaluar tashmë nga Policia.

Rasti i fundit ka ndodhur rreth dy muaj më parë, por banorët e fshatit të vogël që pas denoncimit të 11 vjeçares po flasin hapur dhe jo nën zë siç kanë bërë deri këtë të shtunë, thonë se mësuesi ka qenë i akuzuar edhe më herët për ngjarje të tilla.

Ferdin Xhaferri, kryeplak i fshatit, por dikur ish-mësues, kujton një njgarje të vitit 2003, që sipas tij shkoi deri në zyrën Arsimore por u mbyll vetem me një vërejtje, pasi siç pranon edhe vetë, nuk mund ta besonin një akt të tillë brenda shkollës.

Ferdin Xhaferri: Kam qenë koleg me zotërinë që flitet, Neshat Tepelenën, që më vjen vështirë t'ia them emrin tani. Herën e parë në nëntor të 2003, që kam qenë koleg më të, problemi u hap, vajti deri në seksion të arsimit.Përgjegjës i zyrës arsimore Delvinë ka qenë Vladimir Dema. U fol per ngacmim seksual te nje vajze, nuk e besova, sepse kemi fëmijë. Fëmijët në shkollë i marrim për të mësuar, nuk i marrim të mëndojmë gjëra? Edhe ne si kolektiv na erdhi e papritur u mblodhëm si kolektiv mësuesish dhe e lamë me një vërejtje zotin Neshat.Ai e ka në dosjen e tij të punës vërejtjen me shkrim.

Mësuesi u mor në pyetje në policinë e Delvinës, ku mësohet se ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se 11 vjeçaren që e denoncoi, e ka trajtuar si të gjithë nxënësit e shkollës ku jepte mësim deri pak kohë më parë.

Por xhaxhai i 11 vjeçares, në një prononcim për Ora News paralajmëroi vetëgjyqësi në rast se nuk vepron drejtësia.

Xhaxhai i të miturës: Ne si familje jemi në presion shumë të madh. Nëse ligji nuk do të bëjë gjë, detyrohemi të bëjmë vetëgjyqësi. Ne do të bëjmë vetëgjyqësi se është turp për ne tre vëllezër dhe një mori djemsh që kemi mbrapa të na? një maskara. I lutemi dhe gjykatësit, prokurorisë dhe policisë ti shkojnë deri në fund.

Dosja hetimore mësohet se është në duart e prokurorit Elidon Hysenaj, por ende nuk dihet nësë hetimi do të përfshijë vetem rastin konkret apo edhe ato të dyshuara në të shkuarën, ku rasti më i fundit për të cilën flasin banorët e Kalasës është ai i vajzës së një kolegu të 60 vjeçarit.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur 2 javë para publikimit të rastit të vajzës 11 vjeçare e fshatit Kalasë, por për këtë ende nuk ka një denoncim.

Banori: Në vjeshtë ka qenë një prind tjetër këtej nga fshati që ka vajtur dhe e ka denoncuar në Zyrën Arsimore dhe nuk ka gjetur mbështetje fare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-mesuesi-akuzohet-se-ngacmoi-seksualisht-nxenesen