Kryetari i Partisë Demokratike bëri një ?" /> Kryetari i Partisë Demokratike bëri një ?"/>

Ora News - Basha “mea culpa" para 7500 delegatëve në Kuvend: Kurrë më!

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike bëri një ?mea culpa" para 7500 delagatëve të Kuvendit Kombëtar për disa vendime që ka marrë deri më sot si kryetar i Partisë Demokratike.

Në fjalimin 60 minutësh, për herë të parë Basha foli hapur dhe pranoi se demokratët dështuan në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, duke marrë mbi vetë përgjegjësinë.

Basha: Ne nuk ja dolëm të kurorëzonim me sukses betejën tonë historike për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme por gjithçka që kam bërë e kam bërë me qëllimin për tu shërbyer njerëzve, i bindur për problemet dhe rreziqet që u kanoseshin atyre dhe vendit. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Përvoja është një mësuese e dashur, thoshte Frenklin. Unë kam besimin se së bashku me ju duke mësuar nga gabimet do ta fuqizojmë partinë tonë dhe do ta kthejmë atë në parti fituese sepse PD është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira për vendin.

Tek përgjegjësitë personale, Basha listoi edhe marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Rama, por këtu tha ai, ishte nën presion të ndërkombëtarëve dhe u detyrua të zgjidhte dëmin më të vogël.

Basha: Marrëveshja e 18 majit nuk ishte zgjidhja optimale por në fakt ishte e keqja më e vogël nën trysninë e madhe ndërkombëtare, ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij, ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur dhe vendin tonë në parlament do ta zinin partitë pseudo-opozitare, bashkë me aleatët ne u detyruam të pranonim propozimin e fundit të aleatit tonë strategjik, SHBA.

Duke e cilësuar Kuvendin Kombëtar si moment të rëndësishëm, Basha ftoi demokratët që bashkë të nisin një rrugëtim të ri.

Basha: Në këtë Kuvend të madh Kombëtar duke lënë pas humbjen dhe zhgënjimin le të shikojmë njëri-tjetrin sot në sy dhe të themi njëzëri në këtë sallë, e të buçasë në mbarë Shqipërinë: Kurrë më! Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë të gatshëm për të nisur një tjetër rrugëtim të madh dhe të suksesshëm për PD dhe për Shqipërinë europiane.

Në këtë moment kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kishte një thirrje edhe për kritikët e tij të cilëve u shtriu dorën e bashkëpunimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-mea-culpa-para-7500-delagateve-ne-kuvend-kurre-me