Report TV - Turistët vërshojnë drejt Shqipërisë, rradhë të gjata në pikën kufitare të Muriqanit

2018-05-14 1

Ende pa nisur sezoni turistik veror ka pasur radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Radha ka qënë rreth 2 km në pikën e kalimit kufitar. Ka pasur qindra automjete nga Shqipëria, Kosova por edhe shtetas të huaj për të në radhë për të kaluar në këtë pikë të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pritja vijontë nga 40 min deri në 1 orë e drejtuesëve të automjeteve dhe të udhëtarëve.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj fundjave, përkatësisht nga orët e para të së shtunës e deri të dielën në mesditë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 1325 shtetas shqiptar dhe kanë dalë nga territori jonë 2576 shqiptarë. Ndërsa sa i takon të huajve kanë hyrë në tërritorin tonë 2510 shtetas të huaj dhe kanë dalë 3600 të tillë.