Ora News - Vrau gruan me çekiç, 69 vjeçari nga Shkodra: Më kërkonte llogari për pensionin

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për Bashkim Telin. 69 vjeçari akuzohet se vrau gruan e tij, Suzana Shemuni në Shkodër.

Gjate seances te drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Teli ka shfaqur çrregullime gjate dëshmisë se tij. Ai ka thënë se e ka vrarë bashkëshorten sepse ajo i kërkonte shpesh herë llogari për pensionin.

"Donte të dinte se ku i shpenzoja paratë dhe i donte ajo për vete. Disa here ia kam dhënë ndërsa këtë herë nuk doja t'ia jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin. Me pas na humba kontrollin dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa", tha ai në seancë.

Prokurori Vat Staka kërkoi arrest me burg pa afat për shtetasin Bashkim Teli ndërsa avokati i caktuar kryesisht Agim Martini e la në dorë të gjykatës. Gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin e shtetasit Teli dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Autori dyshohet se ka probleme psikike kjo nga sjellja aspak normale e tij ne sallën e gjyqit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrau-gruan-me-cekic-69-vjecari-nga-shkodra-me-kerkonte-llogari-pensionin