Bankat kthehen ne “agjente imobiliare”

2018-05-14 0

Vetëm në dy vitet e fundit, shuma e pasurive të patundshme të cilat kanë shkuar në pronësi të bankave ka arritur në 250 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ekzekutimi i kolateralit nga kreditë e këqija ka bërë që sistemi bankar në Shqipëri të administrojë një portofol të konsiderueshëm me prona. Në total asetet e lëna peng në banka arrijnë në 3 miliard dollarë.

Banka Qendrore shprehet se ky proces ka bërë që një pjesë e mirë e kohës së bankave të përkushtohet në shitjen e pasurive të patundshme, ndërsa shitja e tyre me vlerën e tregut, përbën dhe riskun më të lartë ndaj të cilit është i ekspozuar sistemi bankar.

Në tendencën e kredive të dhëna gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2017, sërish portofolin e kredive e kanë dominuar huatë me kolateral, ndërsa vetë procesi i shit-blerjeve në tregun imobiliar raportohet të jetë zgjatur.

Banka e Shqipërisë ka realizuar edhe një anketë me agjentët imobiliarë dhe kompanitë e ndërtimit në treg, mbi fleksibilitetin e shitjeve. Procesi i blerjes së një prone në zonat urbane agjentët imoibiliarë janë përgjigjur se procesi i shitjes së një prone në zonat urbane është zgjatur m 2.3 muaj, ndërsa për të shitur apo blerë një pasuri në vijën bregdetare duhen mesatarisht 19.3 muaj, një rritje me 7 muaj e gjysmë më shumë krahasuar me një vit më parë.