Mbillen pemë në nderim të ushtarakëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse fushata për mbjelljen e pemëve është mbyllur, biznese dhe institucione vijojnë të kontribuojnë per shtimin e hapësirave të gjelbra. 4 mije pisha të zeza u mbollën ketë të diele ne parkun e Vaqarrit nga bashkia dhe ministria e mbrojtjes.



 ?Jam shumë i lumtur sot që bashkë me Oltën, mikeshën time, bashkë me shumë trupa të ushtrisë, i dhamë fund një aksioni që, në fakt, më shumë se një aksion ushtarak, është një aksion qytetar. Pavarësisht çfarë angazhimesh kemi, dikush si ministër, dikush si komandant, dikush tjetër si ushtar, kemi të gjithë një detyrë: detyra e të qenit qytetarë. Të gjithë jemi thirrur sot në detyrën e qytetarit, me uniformë dhe pa uniformë, që t?i japim një ?grand finale? fushatës sonë së mbjelljes së pemëve?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.



Ministrja Xhacka siguroi angazhimin e vazhdueshëm të forcave te armatosura për të mbështetur nisma të tilla pozitive për komunitetin.

 

?Kjo nuk është vetëm një përpjekje e izoluar, duam të mbështesim komunitetin, duam të jemi më pranë tyre, të kurojmë pasurinë tonë të përbashkët. Ashtu siç bëni ju me shembullin tuaj çdo ditë, edhe ne do të jemi të angazhuar vit pas viti, bashkë me Forcat e Armatosura, në të tilla fushata dhe do t?ju mbështesim sa herë që të keni nevojë në këtë gjë të jashtëzakonshme që po bëni për brezat e ardhshëm. Faleminderit që na bëtë pjesë?, tha ajo.



Krahas shtimit të gjelbërimit, ne ketë park bashkia e Tiranës do të kryeje edhe investime ne infrastrukture.

Free Traffic Exchange