Basha: U shtrij dorën e bashkëpunimit të gjithëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha mbajti nje nga fjalimet me te gjata te jetës se tij politike ne Kuvendin Kombëtar, duke shpalosur nje platforme e cila shtron rrugën e Partisë Demokratike drejt betejës se ardhshme elektorale.



"Thellë në zemrën time unë e di pa më të voglin dyshim se fitorja do të jetë e jona! Prandaj sot rreshtohemi të gjithë bashkë, për këtë betejë vendimtare! Deri në fund! Deri në fitore!"

 

Partia Demokratike ka humbur 3 raundet e fundit zgjedhore, por Basha ka theksuar se me statutin e ri nis ndryshimi.



?Ne kemi nevojë për një sjellje të re politike. Në radhë të parë ne duhet të ndahemi një herë e mirë çdo lloj kulture autokratike dhe arbitrariteti në vendimmarrje. Ne i zgjedhim deputetet nga anëtarësia sipas parimit nje anëtar nje vote."

 

Basha ka theksuar misionin kryesor te këtij kuvendi.



"Në radhë të parë ne kërkojmë që të bashkojmë të gjithë demokratët. Historia e PD-së ka treguar se bashkimi i vërtetë ndodh vetëm kur bashkimi bëhet rreth vlerave."

 

Basha ka sqaruar se tek cilat parime beson dhe çfarë do te beje Partia Demokratike.



"Do i japim fund me vendosmëri, shpejtësi dhe pa asnjë mëdyshje kësaj periudhe të turpit kombëtar kur nën qeverisjen socialiste, krimi dhe politika janë kthyer në një. Shteti do i shërbejë qytetareve. Do ia shkulim policinë nga dora e oligarkisë së krimit dhe do ia kthejmë qytetarit.?

 

Basha ka ftuar edhe kritiket, duke theksuar se bashkim per pazare nuk do te ketë. Nga ana tjetër, Basha nuk ka nguruar t?i sulmoje kritiket si përgjegjës qe Edi Rama është sot ne pushtet.



"Edi Rama është sot në pushtet për shkak të gjithë atyre që u shitën tek ai për para dhe interesa private duke tradhtuar interesin publik. Është në pushtet nga ata që punojnë për të, nën maskën e opozitarit duke luftuar Partinë Demokratike."

 

Por pjesën me te madhe te fjalimit te liderit te opozitës,  Basha e zuri listimi i dëmeve qe kryeministri Edi Rama i ka bere Shqipërisë, duke argumentuar nevojën per ndryshim te pushtetit ne Shqipëri.

Free Traffic Exchange