Teatri në natyrë, nga qershori Liqeni kthehet edhe në arenë arti

2018-05-14 2

Amfiteatri i Liqenit, nga një hapësirë e lënë prej vitesh në degradim të plotë, do t?i rikthehet qytetarëve në një skenë teatrore në natyrë. Punimet janë drejt përfundimit, pjesa e skenës së re teatrore është gati, po ashtu edhe vendi i publikut, sallat teknike, dhomat e zhveshjes.

Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se nga qershori i këtij viti, Teatri i Hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Inaugurimi i Teatrit të hapur do të bëhet më 30 maj. Rezervimet për eventet kanë nisur: http://aprtirana.al/rezervo-teatrin-e-hapur/ . I pari është më 1 qershor, koncert me këngëtarin grek Georgios Dalaras.

Teatri i Hapur pranë Liqenit u inaugurua në pranverën e vitit 1974, duke u kthyer në arenë aktivitetesh. Pas viteve ?90 fama e tij erdhi duke u zbehur, jo vetëm në repertorin e aktiviteteve, por edhe në mirëmbajtjen fizike. Ulëset prej betoni u degraduan nga viti në vit duke shkuar drejt rrënimit.

Të moshuarit, kujtojnë kohën kur merrnin pjesë në aktivitetet që zhvilloheshin në Amfiteatrin e Liqenit. Ata thonë se ai ishte shumë i frekuentuar, ndërsa shprehen të kënaqur që Amfiteatri do të rikthehet në funksionin e tij të dikurshëm: ?Në vitet e demokracisë i shkatërruam të gjitha ne se ishin të Enverit, nuk ishin tonat. Që në vitet ?80 mbaj mend që ka qenë këtu. E kam gjetur siç ka qenë me ato pllakat e betonit, atje vihej ai carçafi dhe shfaqeshin filma. Kishte koncerte, këngë e valle popullore. Kam qenë kur isha i ri, të dielën vinim se të dielat ka pasur gjithmonë. Edhe në darkë pas orës 4, shfaqeshin grupe artistike, ndonjë film?;?Siç na ka shërbyer në atë kohë të shihnin teatrin këtu, shfaqjet, ashtu po e bëjnë edhe tani?

Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga disa artistë të njohur shqiptarë, për të pasur mundësinë e organizimit të shfaqjeve në formën e teatrit të hapur.