Ora News - Elbasan, digjet makina e pedagogut të universitetit

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Makinës së Pedagogut, të Universitetit të Elbasanit, Arben Haxhiymeri iu vu flaka pas mesnate.

Policia e Elbasanit zbuloi pas veprimeve të para se ngjarja ishte e qëllimshme, ndaj ka nisur një hetim për zjarrvënie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:.30 pas mesnate, ndërsa ky mjet ishte i parkuar pranë banesës së banesës së pedagogut në lagjen "Qemal Stafa".

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka shpëtuar mjetin nga djegia e plotë, sic duket edhe në këto pamje.

Kjo ishte hera e dytë që profesorit 62 vjecar të shkencave të edukimit në Elbasan i djegin makinën.

Edhe në gusht të vitit të kaluar Haxhiymerit i dogjën një makinë ndërsa e kërcënuan se do ta bënin sërish nëse do të blinte një tjetër mjet.

Burime Policore thanë ndërkohë se kanë sekuestruar kamera të sigurisë së bizneseve dhe banesave në zonë me qëllim identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve të zjarrvënies së mjetit të profesorit të Universitetit ?Aleksandër Xhuvani?.

Njoftimi policisë:

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz" me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-digjet-makina-e-pedagogut-te-universitetit