Report TV - Çifti Saraçi zbresin nga vinçi: Policia na premtoi zgjidhje

2018-05-14 0

Janë këto pamjet ku pas afro 15 orë, çifti Teuta dhe Ferdinand Saraçi zbresin lartësinë prej afro 30 m të vinçit nga ku kërcënonin se do të vetflijoheshin.

Pasi lanë vinçin ata ju drejtuan ambienteve të komisariatit numër dy të shoqëruar nga policia, ndërsa bënë apel që shtetit tu zgjidh problemin e pronësisë që kanë me të afërmen e tyre.

Burime nga policia e shtetit bënë me dije se ata kanë kryer të gjitha verifikimit mbi këtë rat dhe është një proces gjyqësor civil pronësie që mund ta zgjidh vetëm gjykata, proces me Ferdinand Saraci dhe motrës së tij Alba Saraçi.

Ky çift ka hipur edhe më parë në lartësitë e vinçeve të ndërtimit në kryqytet ku më 18 tetor 2017 qëndruan për afro 60 minuta për të zbritur pas negociatave.

Edhe këtë herë negociatat përfunduan me sukses ndërmjet bluve të tiranës dhe çiftit Saraçi ndërsa në gadishmëri qëndruan edhe forcat e zjarrfiksëve.

që policia më premtoi diçka dhe kjo ishte arsyeja që ne zbritëm nga lartësia e vinçit. Ende nuk dihet se cila është marrëveshja që kanë bërë me policinë.

Arsyja e protestës për hedhje nga vinçi ishte akuza se fëmijët e tyre janë në rrezik pasi dhunohen sistematikisht, Report Tv e ka ndjekur ngjarjen që nga nata e mbrëmshme dhe deri ne momentin e zbritjes së tyre nga lartësia, dhe vazhdimisht ka qënë në lidhje telefonike me to duke ju ofruar ndihmë dhe duke ju bërë apel për të zbritur nga vinçi.