Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu rikthye marrëveshjes së 18 majit të vitit të shkuar që solli një rezultat zhgënjyes për këtë parti. Basha thekson se marrëveshja ishte e imponuar nga lobimet e forta sipas tij të Edi Ramës
Basha: Protesta 90 ditore është protesta më e gjatë dhe dinjitoze kundër të keqes, por në fund luajti rol vendimtar në zbulimin e së keqes për vendin. Fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve lobuese, nën ndikimin e madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama, Partia Demokratike u gjend përpara sulmeve për të ndërprerë bojkotin dhe për të hyrë në zgjedhje.
Nën këto kërcënime të jashtëzakonshme politike dhe asgjësimin e Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes nga faktori ndërkombëtar, çka do të çonte në përjashtimin e Partisë Demokratike nga proceset e ardhshme, ne u detyruam të pranonim marrëveshjen e 17 majit e ofruar nga ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje ishte shansi i fundit. Ishte keqja më e vogël, nën trysninë e madhe ndërkombëtare ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij. Ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur, ndërkohë që vendin tonë në Parlamentar do ta zinin pseudo-opozitarët. Kjo ishte sakrifica jonë për vendin dhe sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet.
Tahiri në krye të shtabit të Tiranës e kishte bërë punën e tij me bandat dhe paratë e drogës. Sigurisht që Vangjush Dako e Qazim Sejdini e kishin bërë punën e tyre. Midis një opozite false të emëruar në parlament me një opozitë ballore, morale dhe të vërtetë, ne zgjodhëm të dytën. Ishte një tërheqje e përkohshme për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të nisur një sulm vendimtar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/marreveshja-e-18-majit-basha-sakrifice-vendin-terheqje-te-njohur-miqte-dhe-armiqte