Kanë pranuar negociatat për të zbritur nga vinçi, dhe mori fund ankthi që ka shoqëruar publikun dhe mediat për 15 orë rrjesht. Çifti Saraçi ka zbritur nga vinçi. Është mbyllur ankthi i shumë orëve pritje. Ende nuk dihet se cila është marrëveshja që ato kanë pasur me policinë. Për disa momente ato do të shoqerohën në ambientet e policisë për të marrë deklaratat e tyre, mbase edhe procedimin e tyre, dhe se si ato u ngjitën mbi vinç, pasi vinç ende nuk kishte të vendosur paramentrat e sigurisë pasi ishte vendosur një ditë më parë aty. Në vendin e ngjarjes janë forcat e policisë dhe zjarrëfikësit.
Për policinë nuk është Alba Saraçi përgjegjëse, por janë çifti.
Sipas derklaratave ekskluzive për Report Tv, Teuta Saraç ka thënë që policia më premtoi diçka dhe kjo ishte arsyeja që ne zbritëm nga lartësia e vinçit. Ende nuk dihet se cila është marrëveshja që kanë bërë me policinë