Report TV - Shkodër, vrau gruan me çekiç, autori del sot para Gjykatës

2018-05-14 0

Sot do të njihet me masën e sigurisë Bashkim Teli, 69 vjeçari që i mori jetën bashkëjetueses së tij Suzana Shemuni 58 vjeçe, në Shkodër. Teli ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Shkodrës. Çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Izabela Radovani, prokurori Vat Staka ka kërkuar masën ?Arrest me burg?. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura. I akuzuari është braktisur edhe nga vajzat e tij.

Bashkim Teli ka vrarë me çekiç bashkëjetuesen e tij Suzana, ato ishin njohur në Tiranë dhe më pas ishin zhvendosur në Shkodër. Mësohet se shkak i vrasjes kanë qënë paratë.