Report TV - Rama i pakënaqur me punën e tyre, ja lista e krerëve të PS që mund të shkarkohen

2018-05-14 2

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka shprehur pakënaqësinë e thellë për punën e ministrave, kryebashkiakëve, deputetëve, koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe 61 krerët e degëve të partisë, në raport me nivelin e realizimin të detyrave të lënë nga mbledhja e parafundit të Asamblesë Kombëtare. Krahas kritikave, Rama paralajmëroi të gjithë përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste me ?prerje kokash?, nëse qëndrojnë indiferentë ndaj zërit të qytetarëve dhe që nuk marrin seriozisht procesin e bashkëqeverisjes.

Rama tha se fitorja e PS nuk vihet në diskutim, por sipas qëllimi nuk është fitoja, por bashkëqeverisja me qytetarët. Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi se në shtator do shikojë emrat që mund të ndryshojë në qeveri. Gjithashtu do të shikohet edhe emrat që do të largohet nga Kryesia e PS dhe drejtimi i degëve të partisë, ndërsa do të ketë votëbesim edhe për kryebashkiakët.