Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në festivalin e përvitshëm të muzikës "Kënga Magjike" bëhen pjesë këngëtarë me emër si dhe artistë të rinj, të cilët performojnë në një skenë gjigante. Në jurinë gjykuese të këtij viti ishte dhe DJ Sardi, i cili nuk arriti të mbante të qeshurën nga batutat e aktorëve të humorit.
U komentua në media se e kishte bërë me skenar, por DJ Sardi ka vendosur të zbulojë të vërtetën në studion e "Why Not" nga Roza Lati.
"Do jua tregoj si histori se gjithë më pyesin përse qeshi ashtu. Në prova kanë qenë të tjera skenare, por gjatë provave gjenerale, mua më kap e qeshura por kishim mikrofonat e dorës. Më kapi e qeshura dhe më prisnin mua sa të mbaroja. I thashë qesha sot, nesër nuk do qesh më. Jo thanë s'ka problem, qesh se më mirë është. I thashë unë, jo se e di cfarë do bëhet. Të nesërmen, kur po visheshim vijnë mikrofonat, ne i kishim me emra. E imja s'kishte bateri, mezi ndizej.
Më thotë Arditi do marrësh mikrofonin tim se ai i joti nuk punon mirë dhe ti flet pak me zë të ulët. I them, unë me zë të ulët? I them jepja Venerës. Jojo më thotë se Venera është goc. E mirë, e marr unë atë. Vetëm unë e kisha ashtu dhe unë e kisha mikrofonin hapur. Ata ndërruan gjithë skenarin. Ajo cfarë është bërë LIVE aty, nuk është bërë në prova. Është komplet e sajuar në moment dhe më kapi e qeshura prapë. Bënë skenar brenda natës dhe s'ma bënë dot", tha Sardi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/besi-erioni-dhe-ardit-gjebrea-i-bejne-pucin-sardit-ja-cfare-ndodhi-tek-kenga-magjike