Report TV - Vrasja në Kamëz, në Lumin e Tianës vijojnë kërkimet për armën e krimit

2018-05-14 0

TIRANË-Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz më datë 25 Prill ku humbi jetën Agim Buci dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij Merita Buci. Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me RENEA-n dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e ?Zgafnorit? në Njësinë Administrative Zall-herr.

Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit. Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale. Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale. Një ditë më parë, policia zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy autorët e krimit, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, të cilët e pranuan ngjarjen.

Free Traffic Exchange