Ritmet funky ?disco dhe personazhet nga e përditshmja janë kombinimi më interesant që mund të gjeni në qarkullim këtë verë.
Është video e re e Dj Sardit, i cili këtë rradhë zgjodhi të bashkëpunojë me romantikun e muzikës, Alban Skënderaj.
?Imagjino? vjen në një stil të kapshëm, të thjeshtë për ta fiksuar. Me sa duket, producenti shqiptar i muzikës elektronike nuk i është shmangur ndikimit nga artistë botërorë me hite të njohura.
Me gjithë profilet e tyre aq të ndryshëm në muzikë ata ia dolën të na befasojnë. Por, rruga drejt finalizimit të një kënge nuk është aq e kollajtë. Për herë të parë Sardi rrëfën për ?Jo vetëm modë? prapaskenat që ju ndoshta nuk i imagjinonit.
?Kur e kam nisur projektin nuk kam patur një ide të saktë për këngëtarin dhe ishte shumë e vështirë të gjeje dikë që ti përshtatej. Për shumë kohë kanë qëndruar në kompjuterin tim dhe më pas më erdhi një ide për Albanin. Ia propozova, i pëlqeu shumë dhe tani është finalizuar. Klipi na ka marrë kohë. Nuk është një këngë diskotekash, është këngë radioje dhe profesionale. Muzika nuk është vetëm në klab, është dhe në makinë edhe në dush?, tha Sardi.
Ai kryeson listën e dj-ve më të kërkuar të jetës së natës. Por ritmet e çmendura, me sa duket i rezervon vetëm për të rinjtë në klube.
Ndonese është diplomuar për kompozicion në muzikën klasike, pasioni i Sardit është muzika elektronike. E kemi dëgjuar në bashkëpunime me Dafinën, Ledrin apo Venerën. Megjithatë, hitet e tij duket se nuk kanë të njëjtin efekt në familje. Të atin, kompozitorin e njohur Flamur Shehu, nuk mund ta konsiderojmë një fans i të Sardit.
?Unë konsultohem me babin tim, por në fund të një projekti sepse në fillim ai është i prerë, më thotë nuk bën?, tha Dj.
Çfarëdo që t?i thotë babai, bashkëpunimet as që kanë ndërmend të ndalen. Madje projekti i rradhës do ta kthejë me një hit legjendar të diskotekave.
?Bashkëpunimin e radhës e kam me Venerën dhe jemi në përfundim të projektit?, shtoi ai.
E deri atëherë, prezencën e tij përpara kamerave nuk mund ta kalojmë pa sjelle në mend hitin që na la peshqesh nga kënga magjike.