Ora News - Sezoni turistik, sipërmarrësit kritika qeverisë: Nuk janë bërë investime

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të çeljes së sezonit turistik, sipërmarrësit ngrenë shqetësimin e mungesës së investimeve.

Në konferencën Turistike Kombëtare, operatorët turistikë dhe sipërmarrësit kanë kërkuar nga qeveria të marrin masat si në turizëm, infrastrukturë, pastrim, shërbime dhe të ketë projekte konkrete, pasi konkurrenca në rajon është mjaft e ashpër. Një tjetër shqetësim mbetet dhe niveli i shërbimeve.

Rraman Kasa, kryetar i Unionit Shqiptar të Turizmit: I bëj thirrje autoriteteve shtetërore që nëse vërtet kanë dëshirën dhe vullnetin e mirë për të konsoliduar një turizëm cilësor të gjejnë mënyra që të na ndihmojnë të fitojmë këtë sfidë pasi nesër do të jetë shumë vonë.

Duke pranuar se problematikat janë të mëdha, Ministri i Turizmit Blendi Klosi kërkoi që edhe vetë oparatorët të jenë më shumë bashkëpunues
Klosi: Ne duhet që të gjejmë urat e bashkëpunimit dhe të kemi mundësinë që të kuptojmë se ku jemi dhe çfarë kërkojmë. Duhet të kemi pararsysh që ne jemi këtu për të kuptuar se ku do shkojmë në 5,10,15 vitet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sezoni-turistik-sipermarresit-kritika-qeverise-nuk-jane-bere-investime