Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ju përgjigj Edi Ramës nga një takim me gjimnazistët për maturën shtetërore. Ajo tha se kryeministri ka frikë nga plakja e tij, dhe po rrezikon të ardhmen e të rinjve, por Kryemadhi tha se edhe ky dinozaur i krimit të organizuar do të rrëzohet.
Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon drejt shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi.
Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqiptare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie
Monika Kryemadhi