Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksportuesit Shqiptar i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe guvernatorit Gent Sejko me anë të një letre ku i kërkojnë të ngrenë një grup pune për të analizuar efektet nga shvlerësimi i euros.Në letër thuhet se dobësimi i euros do të sjellë 14 miliard lekë më pak gjatë 2018 në ekonominë shqiptare.
Alban Zusi: Kryeministri ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen ekonomike të vendit dhe pastaj kryeministri duhet përsëri të krijojë ekipin për menaxhimin e kësaj situate financiare, që mund të çojë në kolpas ekonominë.
Ky apel i kreut të shoqatës së eksportuesve shqiptarë i bërë dy javë më parë në Ora News mesa duket nuk mori përgjigje. Për rrjedhojë është gjetur një mënyrë tjetër sesi eksportuesit të shprehin pakënaqësitë e para për zhvlerësimin e euros.
Shoqata e ekzportuesve ka zgjedhur që të ankohen zyrtarisht qeverisë dhe guvernatorit Gent Sejko për dëmin që po pësojnë nga shvlerësimi i euros.
Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj dhe guvernatorit Gent Sejko ata shprehen se vetëm gjatë 2018 ekonomia shqiptare do të humbasë rreth 14 miliard lekë.
Ndërsa llogaritet që për efekt fiskal, do të ketë 25 % më pak të ardhura në buxhetin e shtetit, pra afër 3.5 miliard lekë ose 26 milion euro.
Nisur nga kjo eksportuesit i kërkojnë drejtuesve që të reagojnë dhe të analizojnë në thellësi situatën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksportuesit-i-ankohen-rames-shvleresimi-i-euros-sjell-14-mld-leke-humbje