Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka marrë pjesë në konferencën kombetare të turizmt ku shprehu bindjen se 2018 do të shënojë rritje të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
Ai kërkoi prej operatorëve turistik marrjen e masave për plotësimin e kushteve, pasi rritja e numrit të turistëve përkthehet në më shumë përgjegjësi.
Ai tha se ka ardhur koha që Shqipëria të mendojë gjerësisht për zgjatjen e sezonit turistik, për diversifikimin e ofertës turistike dhe afrimin e lëvizjeve jashtë detit dhe rërës.
Në kuadër të sezonit të ri, Ministria do të angazhojë 1 mijë të rinj me projektin 'Smile Albania'. Sipas Klosit, të vendosur në çdo pikë kufitare, në çdo pikë me një vlerë turistike dhe në të gjitha plazhet e vendit, të rinjtë do t'u japin 1 mijë arsye për të buzëqeshur, turistëve që vijnë në Shqipëri.
Tv Klan