Asambleja e PS, Rama ‘dush të ftohtë’ kryetarëve të PS, ministrave e kryebashkiakëve

2018-05-14 0

TIRANE-Kryetari i PS, Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me kryetarët e degëve të PS, deputetët, kryebashkiakët e zgjedhur nga e majta dhe ministrat duke u bërë një ?dush të ftohtë? në Asamblenë që u zhvillua sot në kryeqytet. Një vit para zgjedhjeve lokale, Rama ka qenë i prerë duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet, ndërsa të gjithë ata që janë indiferentë do të largohen.

Shefi i qeverisë deklaroi se sipas sondazheve nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, PS do të fitonte sërish përballë opozitës, por kjo nuk duhet të jetë arsye për vetëkënaqësi, përkundrazi. Kryeministri paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektime dhe arritje të objektivave, në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri.