Çelet në Tiranë panairi i bamirësisë

2018-05-14 5

Çelet në Tiranë panairi i bamirësisë, në ndihmë të fëmijëve në nevojë Afrimi i muajit të madhërueshëm të Ramazanit, ka bërë që në Tiranë të çelet një panair, në të cilin për disa ditë me radhë do të tregtohen materiale të ndryshme e ushqime, dhe lekët që do të grumbullohen do të shkojnë për fëmijët e familjeve në nevojë.

Sipas organizatorëve, kjo iniciativë ka bërë së bashku shumë besimtarë myslimanë, shqiptarë dhe turq, të cilët kanë përgatitur një numër të konsiderueshëm ushqimesh dhe veshjesh, bizhush dhe dhuratash të ndryshme, për t?i tregtuar e paratë e fituara t?iu shkojnë fëmijëve në nevojë.

Bedia Can: Jemi këtu në këtë panair, në mënyrë që të mbledhim të ardhuRa dhe të ndihmojmë njerëzit në nevojë. Ne kemi ardhur nga Tuqia dhe duam të ndihmojmë fëmijët që vijnë nga familje në nEvojë, të cilët ndjekin shkollën në institucionin tonë. Mallrat që shihni janë sjellë nga Turqia ndërsa gatimet janë përgatitur nga ne. Të ardhruat që marrim përmes shitjes së këtyre materialeve, i përdorim për shkollimin e fëmijëve. Kjo iniciativë vjen në kuadër edhe të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.  

Pjesë e panairit janë bërë edhe mësuesit e shoqatës Arsimore-Kultuturore ?Sulejmanie?, që ndihmojnë fëmijët e familjeve në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën, për shkak të nivelit ekonomik të familjeve të tyre. 

Festim Demiri, kryetari i shoqatës Arsimore Kultutore Sulejmanie: Të gjitha këto gjëra tradicionale që shihni janë ëprgatitur nga personeli i shoqatës. Të ardhurat që vijnë nga ky panair do të përdoren për fëmijët e familjeve në nevojë. Ata studiojnë, jetojnë e ushqehen nuk paguajnë asnjë gjë pasi vijnë nga shtresa në nevojë. Ne do të jemi këtu deri përpara muajit të Ramazanit. 

Shoqata arsimore-Kulturore Sulejmanie operon në Shqipëri që nga viti 1992 dhe ka në të gjithë vendin 32 degë të saj.  Veprat e bamirësisë përpara, gjatë dhe pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit konsiderohen të rëndësishme për çdo besimtar.