Në emisionin Repolitix në Report Tv është publikuar dokumenti i firmosur nga qeveria Meksi për kursin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të njohur si kursi i ?Plepave?. Në vendimin me 4 pika që cilësohej si reformë e drejtësisë kursi për prokurorët ishte tre muaj, ndërsa për gjyqtarët 6 muaj.
Pjesëmarrësit në kurs janë trajtuar me ushqim dhe fjetje falas, ndërsa atyre që shkëputeshin nga puna u jepej paga. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë Meksi në vitin 1993 është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës.
Nga ?plepat? te vettingu. Pas komunizmit, kursi i ?plepave? u cilësua si reformë asokohe, ndërsa reforma e miratuar para dy vitesh nga parlamenti shqiptar, është e dyta në sistemin e drejtësisë shqiptare. Reforma synon pastrimin e gjyqësorit shqiptar nga të paaftët dhe të korruptuarit.