Vazhdojnë hetimet për vrasësit e pronarit të minimarketit në Kamëz - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një bisedë telefonike e përgjuar tradhtoi dy autorët e dyshuar të vrasjes së pronarit të minimarketit në Kamëz Agim Buci.



Telefonata e Vladimir Kurtit drejtuar të dyshuarit tjetër Ruzhdi Hode, bëri që policia të zbardhë të gjithë ngjarjen që tronditi opinionin publik.



Sipas policisë Vladimir Kurti ishte një nga personat e parë që u shoqërua për ngjarjen e rëndë kjo për shkak të kaluarës së tij kriminale. Pasi u mor në pyetje policia e la të lirë atë por ndërkohë çdo lëvizje e tij përgjohej nga blutë. Një telefonatë e bërë nga i riu me origjinë nga Burreli zbuloi dhe autorin tjetër të ngjarjes.



Sipas policisë, 28-vjeçari pasi del nga marrja në pyetje në Drejtorinë e Vendore të kryeqytetit, i telefonon mikun e tij Hode dhe e pyet nëse kishte fshehur provat pasi atë e morën në pyetje.



Kaq ka mjaftuar që policia dhe forcat operacionale të arrestojnë Kurtin dhe mikun e tij të cilët më pas pranuan se janë autorë të krimit të rëndë ndërsa armën e përdorur në krim e kishin hedhur në lumë.

Free Traffic Exchange