Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një rast ngacmimi seksual me të mitur në një shkollë 9 vjeçare në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë është denoncuar nga famuljarët dy muaj pas ngjarjes.
Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën "Ali Hajdini". 11 vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë
Rrëfimi i të miturës A.A për Ora News: Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika.
Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. E ëma tregon se nuk e ka bërë publik rastin edhe sepse ka pasur ndërhyrje për të mos folur
Mamaja e vajzes: Më tregoi se në orën e pastrimit e kishte kapur vajzën dhe e kishte puthur. Ne nuk e vazhduam historinë. Ai u interesua që ne të mos bëjmë gjë denoncim.
Prindërit ishin divorcuar ndërsa 11-vjecarja A. A jetonte prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë të Bashkisë Delvinë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-familjareve-ne-sarande-mesuesi-ngacmoi-seksualisht-nxenesen-e-klases-v