Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pati një takim të veçantë me bamirësen e njohur, presidenten e fondacionit ?Elpida? znj. Marianna V. Vardinoyanis, gjatë vizitës që zhvilloi në Athinë.
?Kujtoj fare mirë ditën kur 3 vite më parë ju takova në qendrën spitalore universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë, ku me bujarinë e pashoqe që ju keni, ndihmuat për trajtimin falas një fëmijë shqiptar me sëmundje malinje gjaku. Më vjen mirë që sot takohemi për të zyrtarizuar këtë bashkëpunim?, tha ministrja Manastirliu.
Znj. Vardinoyanis shprehu angazhimin maksimal për të mbështetur fëmijët shqiptarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, deri në transpalntin e palcës, për të cilët garantoi se do të trajtohen pa pagesë në spitalin Aghia Sofia në Athinë.
?Unë kam lidhje të forta me shqiptarët, një pjesë e të afërmve të mi të vendosur në rrethinat e Gjirokastrës flasin shqip dhe kjo është një arsye më shumë që më gëzon ky takim dhe ky bashkëpunim. Është me rëndësi të përcjellim mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transplant të palcës apo trajtim të specializuar?, u shpreh znj. Vardinoyanis.