Tritoli në Fier, gazetari zbardh konfliktet: Ishte hakmarrje e egër nga mafia e pallateve

2018-05-14 2

Në emisionin Repolitix në Report Tv sonte janë zbardhur detaje për reja për ngjarjen e pak ditëve më parë në Fier kur u hodh në erë me eksploziv Ervin Memo, sapo tentoi që të ndizte makinën para banesës.

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin Repolitix hodhi më shumë dritë mbi konfliktet e pronësisë së të riut nga Fieri.

Ai u shpreh se Ervin Memo kishte një konflikt për një pronë, mbi të cilën është ndërtuar një pallat, ndërsa makina kishte 20 ditë pa lëvizur. Gjithashtu, Dervishi deklaroi se Memo nuk është në mbrojtjen e policisë.

Unë kam pasur fatin ta njoh këtë njeri dhe e di mirë se përse ka ndodhur. Unë e konsideroj rast të rëndë, jo se shpëtoi dhe punë e madhe, i morën dëshminë dhe punë e madhe. Pse shpëtoi janë punët e Zotit. Lidhja, hakmarrja ka qenë e egër, makina kishte 20 ditë pa lëvizur dhe në momentin që shikon se janë liruar dy vende dhe mendon ta afrojmë më afër shtëpisë. Makinën që nuk e kishte as të vetën. Sa fut çelësin në kuadër makina shpërthen. Ky njeri nuk ishte marrë asnjëherë me asgjë të keqe. Kishte trashëguar një copë tokë të lakmueshme, vjen puna dhe aty ndërtohet një pallat, që ky fillojnë problemet. Pallatin e merr përsipër ta ndërtojnë ?mafia e pallateve?, e ndërtuan i shitën apartamentet nga dy tre herë, edhe ky ishte më i dëmtuari. E gjithë kjo histori është se ky njeri ka mbrojtur pronën e vet, që duan t?ia marrin. Bën një jetë të thjeshtë, nuk lëviz as me makinë, ka një vresht të thjeshtë. Ky është rasti më i rëndë, jo se unë njoh Ervinin, është goditur njeriu i pafajshëm. Aq shumë i kanë rënë në qafë, sa dikur më ka dhënë një dispencë, që bënte fjalë për një garth që do të ndahej ky me pallatin tjetër, një dosje. Ndërsa droga nuk është gërvishtur asnjëherë. Ai ka pasur timin, që nuk tërhiqet. Ai nuk ka asnjë lloj konflikti me fisin e tij. Ky është një rast shumë i rëndë.

Gazetari Ferdinand Dervishi

Free Traffic Exchange