Padia kundër gazetarëve, Çipa: Procesi s’duhet të vijojë pa kaluar në vetting Gjin Gjoni

2018-05-14 2

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa ishte i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar proceset gjyqësore mes gazetarëve dhe gjyqtarëve. Duke u ndalur të procesi gjyqësor mes dy gazetarëve të Shqiptarja.com Adriatik Doçi dhe Elton Qyno dhe Gjin Gjonit, që aktualisht ndodhet në apel, Çipa u shpreh se procesi nuk duhet të vijojë pa kaluar në vetting gjyqtari.

Kreu i Unionit të Gazetarëve theksoi se Gjoni është në konflikt interesi, pasi është pjesë e Apelit, gjykatë që do të shqyrtojë padinë, ndërsa shtoi se ai nuk i është nënshtruar vettingut dhe një proces i tillë është i paragjykuar.

Padia e Gjonit ndaj dy gazetarëve, për Çipën duhet të gjykohet nga sistemi i ri i drejtësisë. Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij apeluan vendimin e Shkallës së Parë për dy gazetarët e Shqiptarja.com.

Dosja aktualisht ndodhet në Apel, por Gjoni është në konflikt interesi, pasi edhe vetë është pjesë e kësaj gjykate. Në fund të intervistës, Çipa u shpreh se vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018, ka 15 raste ku gazetarët janë në procese gjyqësore.

Free Traffic Exchange