Policia rrugore e Tiranës ka vijuar me masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë javës intensifikon prezencën dhe kontrollet për konstatimin dhe ndëshkimin e shoferave të cilët përdorin mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike. Nga kontrollet e bëra janë evidentur nivele të frikshme të alkoolit si: 2,30 mg/l, 1,60 mg/l etj;
Policia ka bërë të mundur ndëshkimin e tre personave të cilët kishin të lartë sasinë e alkoolit të konsumuar.
Në rrugën ?Konferenca e Pezës? u verifikua se shtetasi me iniciale I. Q. 44 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1,60 mg/l. Në rrugën ?Muhamet Gjollesha? u verifikua se shtetasi me iniciale A. L. vjec 46, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 2,30 mg/l. Në rrugën ?Marije Kraja? u verifikua se shtetasi me iniciale F. P. 28 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0,71 mg/l.